Përplasi makinën dhe i vdiq pasagjeri , jep dëshmi të rreme
Por ajo qe rendon pozitat dhe shton akuzat, eshte jne deshmi e rreme qe ka bere ne kohen qe eshte marre ne pyetje, teksa ka thene se ne timon ishte viktima, nderkohe qe kjo nuk ishte e vertete.
NJOFTIMI
Nga Shërbimet e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Ç., 30 vjeç, sepse më datë 06.03.2020, rreth orës 23:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin është përplasur me një mjet me drejtues shtetasin A.S.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi F.A., pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin A.Ç.
Ky shtetas gjatë marrjes në pyetje ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore duke thënë se drejtues mjeti ka qënë shtetasi F.A.
Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“, “Deklarim i rremë para oficerit të policisë Gjyqesorë ” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



