E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasi me “Range Rover” nxënësen e sapo dalë nga shkolla, arrestohet shoferi 24-vjeçar
Lajme

Përplasi me “Range Rover” nxënësen e sapo dalë nga shkolla, arrestohet shoferi 24-vjeçar

Është arrestuar 24-vjeçari që përplasi ditën e djeshme një vajzë të mitur te vijat e bardha.

I riu me iniciale J.Gj me banim në Shijak, po lëvizte me “Range Rover” kur përplasi vajzën 17-vjeçare që sapo kishte dalë nga shkolla. E mitura ndodhet ende në spital dhe nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin J. Gj., 24 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, ka aksidentuar një të mitur 17-vjeçare, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.