Përplasje me armë zjarri në Elbasan
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit, në lagjjen Kongresi i Elbasanit.
Burime paraprake bëjnë me dije se ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet dy automjeteve në lëvizje.
Për pasojë ka mbetur i plagosur një i ri 22 vjeç me iniciale K.P. Thuhet se i riu është qëllluar nja një mjet Fuoristradë me një mjet tjetër.
Policia po vijon hetimet për ngjarjen e rëndë, ndërkohë që ende nuk janë të qarta rrethanat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



