E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasje mes kompanive të Ademit dhe Pacollit në aeroportin e Vlorës
Lajme

Përplasje mes kompanive të Ademit dhe Pacollit në aeroportin e Vlorës

S’lejohet hyrja e punëtorëve

Një incident me tone të forta është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, ku dy kompani të përfshira në projekt janë përfshirë në një konflikt të drejtpërdrejtë.

Sipas të dhënave paraprake, përfaqësues të kompanisë “2A”, në pronësi të Valon Ademit, kanë bllokuar hyrjen e punëtorëve të një tjetër kompanie të lidhur me biznesmenin Behgjet Pacolli.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkaku i përplasjes lidhet me pretendimet e ndërsjella për të drejtën e ushtrimit të aktivitetit në kantier. Pala e penguar insiston se vepron mbi baza ligjore dhe kontraktuale, ndërsa përfaqësuesit e “2A” argumentojnë se prania e tyre në zonë është e paautorizuar.

Situata ka krijuar tension mes punonjësve dhe drejtuesve të kompanive, ndërsa pritet që çështja të kërkojë ndërhyrje institucionale për të sqaruar përgjegjësitë dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në një projekt me rëndësi strategjike për vendin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.