E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasje te Byroja e Kuvendit/ Felaj ndërpret “me vrap” mbledhjen
Lajme

Përplasje te Byroja e Kuvendit/ Felaj ndërpret “me vrap” mbledhjen

Me tensione dhe debate u shoqërua mbledhja e Byrosë së Kuvendit, ku nisi të shqyrtohej ankimimi i dy deputeteve të PD-së, Albana Vokshi dhe Elda Hoti, të cilat u përjashtua nga seancat plenare për 10 ditë, një vendim ky i marrë nga Sekretariati i Etikës.

Flamur Noka, Gazment Bardhi, Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi debatuan me Ermonela Felajn dhe Klotilda Bushkën.

Felaj tha se për shkak të disa deputetëve në mbledhje, nuk plotësohet kuorumi dhe nuk mund të vazhdonte më tej.

“Turp, ju përfaqësoni krimin. Jeni të gjithë sekserë dhe hajdutë”, iu drejtua Noka deputetes Felaj.

Menjëherë ndërhyri edhe Albana Vokshi, e cila u shpreh: “Sillni deputetët, ku i keni?”

Por Felaj nënvizoi edhe njëherë se kjo mbledhje nuk munbd të zhvillohej.

“Kjo mbledhje është e pamundur që të mbahet. Kjo mbledhje nuk do të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit. Kaq mund të bëjmë për ju, jo më shumë sesa kaq”, u shpreh ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.