E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasjet në BE për zgjerimin dhe qëndrimi i Gjermanisë
Lajme

Përplasjet në BE për zgjerimin dhe qëndrimi i Gjermanisë

Bashkimi Europian i ka thënë 6 vëndeve të Ballkanit Perëndimor që duan të anëtarësohen se ato duhet të implementojnë reformat e kërkuara para se t’i bashkohen BE, ndërkohë që ministrat e jashtëm të BE kanë pasur kontradikta përsa i përket zgjerimit.

Argumenti kryesor që mbështet zgjerimin e BE drejt vëndeve të BP lidhet me shqetësimin e BE për rritjen e ndikimit të Rusisë, Kinës dhe Turqisë në vëndet e BP. Dhe në përgjigje të këtij shqetësimi, Komisioni Europian ka propozuar Strategjinë e Zgjerimit për vëndet e BP, duke i dhënë një datë indikative Serbisë e Malit të Zi për tu anëtarësuar në 2025. Ndërkohë që vëndet kandidate, Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Bosnia duhet të përmirësojnë kredencialet demokratike dhe të reduktojnë krimin e organizuar.

Ministri i jashtëm i Hungarisë, në favor të zgjerimit, ka deklaruar: “2025 është shumë vonë, duhet përshpejtuar integrimi i tyre. SHBA ka një strategji për rajonin. Rusia po ashtu, Turqia gjithashtu ka një strategji për rajonin. Vetëm BE është e ngadaltë sa herë që bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor”.

Kurse Ministri i Jashtëm gjerman  Sigmar Gabriel, i cili duket skeptik për zgjerimin, ka thënë: “Situata është ekstremisht e vështirë”.

Kurse Ministri i jashtëm i Austrisë, që është po ashtu në favor të zgjerimit, ka thënë: “Ne e kemi harruar Ballkanin. Bëhet një pyetje: Kush duhet të jetë i pari në Beograd? Kina apo BE? Ju duhet të shmangni këtë sepse Ballkani është fqinji ynë i afërt”.

Frederica Mogherini ka thënë se “Strategjia duhet të përfshijë të gjithë rajonin’

Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker pa programuar një vizitë në 6 vëndet e BP në fund të shkurtit.

Kurse Johannes Hahn ka thënë: Seicili vënd duhet të ketë parasysh se duhet të plotësojë kushtet dhe që cilësia është më e rëndësishme se shpejtësia.  Strategjia e zgjerimit nuk është një ftesë për tju shmangur kushteve”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.