E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përse festohet 8 Marsi?
Lajme

Përse festohet 8 Marsi?

8 mars, një ditë për të festuar arritjet sociale dhe politike të gruas, por edhe për të mos harruar diskriminimin dhe dhunën që edhe sot është aktuale në botë.

Legjendat e lidhura me të janë të shumta, por është vetëm një e vërtetë: kaq shumë është bërë, po ka ende shumë për të bërë që gruaja të ndjehet e të njihet me të drejta të njëjta si burri dhe të jetojë në një botë më të drejtë.

Legjenda e një sakrifice
Mes legjendeva më të njohura për zgjedhjen e ditës është ajo e një ngjarje të zymtë që lidhet me vdekjen e 100 punëtoreve në një fabrikë në Nju Jork.
Pasi kishin bërë grevë prej ditësh për të drejtat e tyre, punëtoret vdiqën për shkak të një zjarri të fuqishëm në stabilimentin ku ishin bllokuar nga pronari për ti ndaluar të dalin. E tmerrshme, por për fat të mirë jo e vërtetë.

Në Rusinë e ftohtë
Një tjetër hipotezë e lidh festën me një manifestim në Shën Petërburg më 23 shkurt 1917, datë që korrespondon me 8 marsin sot, gjatë së cilës gratë ruse dolën në rrugë për të protestuar kundër urisë dhe kërkuar kthimin në shtëpi nga lufta të djmeve dhe burrave. E gjithë bota është një vend…

E vërteta është se…
Festimi i 8 marsit nisi më 1910 kur në Konferencën Ndërkombëtare të Grave Socialiste u vendos “Dita ndërkombëtare e Gruas” me objektivin për të pasur barazi me burrat, veçanërisht e drejta e votës.

Na pëlqen e verdha: zgjedhja e mimozave si lule simbol është pikërisht fakti se këto lule lulëzojnë në ditët e para të marsit, por edhe se janë ekonomike. Por mimoza ka dhe një tjetër domethënie, ajo arrin të lulëzojë dhe në terrene të vështira. E fortë dhe e bukur, njësoj si gruaja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.