E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përse ne nuk kemi për tu bërë kurrë…
Publik News

Përse ne nuk kemi për tu bërë kurrë…

 

Shprehja që kam urryer më shumë ka qenë: Nuk bëhemi ne jo… Ky vend nuk do të bëhet kurrë…
Por nga viti në vit, edhe unë i jam dorëzuar këtij fataliteti. Nuk e di se cili është burimi, por di të them, se ka ca tregues këtu që na thonë se ky vend e kjo shoqëri nuk mund të bëjë e nuk mund të jetë më shumë nga sa është tani.

1

Po rendis katër tregues:

1-Kryeministri Rama del publikisht dhe paralajmëron se vendi do të përfshihet nga kriza e energjisë, që do të thytë se, sëpaku, mund të shkohet në një rritje çmimi. Në rrjet, mbështetësit e tij e urojnë: Bravo! Respekt per ty! Je i mrekullueshëm!

2-Taulant Balla, drejtues i PS për Qarkun Fier, shkon në Patos për punë. Bashkia organizon koncert me valle popullore për ta pritur. Një tufë burra e gra kërcejnë me saze e kostume popullore.

3-Sali Berisha organizon “kryengritjen” në PD për të rrëzuar Bashën, meqë ai e përjashtoi nga grupi parlamentar. Pas 30 vjetësh, ai thotë se do të kthejë demokracinë në PD. Turma e ndjek në ekstazë, si 3 dekada më parë.

4-Fatos Nano ka ditëlindjen. Rrjeti vlon nga urimet dhe vlerësimet. Nano ishte kryeministri që instaloi metodat “moderne” të korrupsionit në Shqipëri. Të tjerët i çuan lart e më lart. Metestazat e tij janë ende në trupin e tharë të ekonomisë shqiptare.

Unë nuk jam fare dakord me ata që thonë se mos ta fajësojmë popullin për gjëmat që bëjnë politikanët: Unë them që po, populli ka faj që çke me të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.