E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përshkallëzohet protesta në Durrës, turma e qytetarëve bllokon Portin
Lajme

Përshkallëzohet protesta në Durrës, turma e qytetarëve bllokon Portin

Është përshkallëzuar protesta në qytetin e Durrësit, ku një numër i madh qytetarësh kanë bllokuar portin e qytetit duke mos lejuar hyrjen dhe daljen e automjeteve.

1

Qytetarët fillimisht u drejtuan drejt autostradës Tiranë-Durrës, çka solli dhe mobilizimin e forcave të policisë për të mos lejuar bllokimin e rrugës. Por në momentin që arritën te Ura e Dajlanit, qytetarët i ngritën një rreng uniformave blu duke ndryshuar drejtim dhe duke shkuar drejt portit.

Bëhet me dije se hyrje-daljet në Portin e Durrësit janë bllokuar, ku një numër kamionësh që do të niseshin për eksport dejt Italisë nuk kanë mundur dot të futen në port.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.