E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Personi që solli minën për vrasjen e Vajdin Lamaj, e ekzekutuan në të njëjtën mënyrë 5 vite më vonë
Publik News

Personi që solli minën për vrasjen e Vajdin Lamaj, e ekzekutuan në të njëjtën mënyrë 5 vite më vonë

 

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar emrin e personit që ka sjellë minën për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj në vitin 2005.

Ai u shpreh se ka qenë Aleks Keka personi që solli lëndën plasëse, por edhe ai u ekzekutua në të njëjtën mënyrë 5 vite më vonë.

“Aleks Keka është personi. Ai dyshohet se solli minën me telekomandë nga jashtë për të vrarë Vajdin Lamajn. Është ai që e hodhën në erë në Shkodër,”- tha Hoxha.

Kujtojmë se Vajdin Lamaj ishte në ashensorin e pallatit të tij së bashku me Artan Arsin, kur lënda plasëse shpërtheu dhe i vrau të dy në vend, ndërkohë që Keka u ekzekutua në 18 qershor të vitit 2009 ën vendin e quajtur Grizhë.

Ai po udhëtonte me mjetin e tij tip “Mitsubishi”, kur bomba me telekomandë e vendosur në makinën e tij shpërtheu dhe e la të vdekur në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.