E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përtej retorikave: Cilët janë afganët që presim, si do të kontrollohen?!
Publik News

Përtej retorikave: Cilët janë afganët që presim, si do të kontrollohen?!

Pertej retorikave te qeverise sone ne lidhje me Afganistanin dhe shqiptaret humaniste, pyetjet qe duhet te merrnin pergjigje mbeten:

Cilet jane ata qe do te vijne ne Shqiperi? Jane ish-punonjes te ambasades amerikane, apo te tjere?

Si do te kontrollohet backgroundi i tyre, dhe si mund te sigurohemi qe mes tyre nuk do te kete terroriste, per shembull, qe rrezikojne Shqiperine, por edhe vendet e tjera te BE nese ata do te kene synim te levizin drejt tyre?

Cilat jane te drejtat e tyre gjate kohes qe do te jene ne Shqiperi; a kane liri te plote levizjeje brenda vendit?

Cila eshte arsyeja perse ata nuk evakuohen dot direkt ne SHBA?
.
Pergjegjesite qe ka Shqiperia si anetare e NATOs nuk mohohen, po ashtu edhe angazhimi ne krah te partnereve strategjike kur kane nevoje per ne. Por kjo nuk duhet ta pengoje transparencen e qeverise ne lidhje me nje angazhim te tille.

Eshte e kuptueshme, mbase, perse kryeministri Rama heshti per kete propozim te bere qysh dy muaj me pare, pasi nuk kishte informacione te mjaftueshme si do zhvillohej me tej situata.

Por, sot, shqiptaret kane nevoje te dine me shume dhe mbeshtetjen ta japin me vullnetin e tyre te plote, pa u ndikuar nga jashte dhe pa u fyer nga retorika bajate qe ben çorbe hebrenjte, me besen shqiptare, anti-komunizmin dhe eksodin e 1990es.

Nuk eshte koha e emocioneve!

Ky deshtim spektakolar i investimit 20 vjeçar ne Afganistan i vendeve demokratike me Ameriken ne krye, ka fajtoret e tij.

Kush jemi ne qe te sqarojme ne kete moment fajet mes paleve?! Ama, pergjegjesi dhe transparence nga qeveria jone mund dhe duhet ta kerkojme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.