E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përzgjedhja e kandidatëve të PD për deputetë, nga 3600 propozime, kalojnë vetëm 1 mijë
Publik News

Përzgjedhja e kandidatëve të PD për deputetë, nga 3600 propozime, kalojnë vetëm 1 mijë

Komisioni i Vlerësimit, i ngritur në Partinë Demokratike për vlerësimin e propozimeve të anëtarësisë së PD-së për deputetë dhe kryetarë bashkie, përfundoi dje fazën e parë të seleksionimit.komisioni-i-vleresimit-PD

Nga rreth 3600 propozime të bëra nga anëtarësia e PD-së, mësohet përmes burimeve se vetëm rreth 1000 kandidatë kanë kaluar fazën tjetër. Tirana, e cila përfundoi dje, ishte qarku i fundit që u filtrua nga 5-shja Besnik Mustafaj, Bujar Nishani, Enriketa Papa, Genc Ruli dhe Mark Marku.

 

E-MAILI

Kandidatët për të qenë pjesë e listës së PD-së për deputetë dhe kryetarë bashkie, të cilët kanë kaluar fazën e parë të seleksionimit, janë njoftuar nga Komisioni i Përzgjedhjes përmes një emaili, ku iu konfirmohet se kanë kaluar fazën e parë dhe kanë detyrim që brenda 5 ditëve të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit.

Për disa qarqe si Kukësi, Dibra, Berati, Shkodra, faza e parë ka përfunduar më herët dhe u ka shkuar më herët formulari i vetëdeklarimit dhe dje kandidatëve u ka përfunduar afati për t’ia dorëzuar të plotësuar Komisionit të ngritur në PD.

Lezoni edhe përmbajtjen e emailit që u ka shkuar kandidatëve.

“E/I nderuar. Në vijim të propozimit tuaj, nga anëtarët e PD-së dega …….., me vendim të Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve, ju njoftojmë se jeni kualifikuar në fazën e parë të shqyrtimit të kandidaturave për përfaqësim politik të Partisë Demokratike. Bashkëlidhur gjeni për plotësim formularin e vetëdeklarimit për kandidim, sipas udhëzimit nr. 60, datë 25.06.2020, të Kryesisë së Partisë ‘Për miratimin e rregullave për realizimin e procedurës së propozimit, konsultimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për përfaqësim politik të Partisë Demokratike, në nivel qendror dhe lokal’”, thuhet në emailin e dërguar nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit.

Më tej, ata i kujtojnë çdo kandidati detyrimin që ta plotësojnë formularin brenda 5 ditëve, pasi në të kundërt, mosdorëzimi qoftë elektronikisht, qoftë në versionin fizik i formularit të plotësuar, nënkupton tërheqjen nga gara të kandidatit.

“Sipas udhëzimit, formulari duhet të dorëzohet i plotësuar në rrugë elektronike në adresën [email protected] apo dorazi pranë Sekretariatit Organizativ të Partisë në selinë qendrore, brenda 5 ditëve nga marrja e këtij njoftimi. Mosdorëzimi në kohë i formularit të vetëdeklarimit nënkupton heqje dorë nga mundësia për të qenë kandidat i mundshëm. Lutemi që plotësimi të bëhet elektronikisht ose me shkrim të qartë dhe të kuptueshëm. Dorëzimi me e-mail konsiderohet nënshkrim nga ana e kandidates/it”, vijon njoftimi me e-mail për kandidatët.

Ky njoftim nuk u ka shkuar të gjithë atyre kandidatëve që 10 vitet e fundit kanë pasur mandatin e deputetit ose të kryetarit të bashkisë, pasi më herët në shtet e kanë plotësuar formularin e vetëdeklarimit për pasurinë dhe dekriminalizimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.