E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pesë ekzekutime në një javë, tri ende pa autorë
Lajme

Pesë ekzekutime në një javë, tri ende pa autorë

Gjatë kësaj jave, në vend janë ekzekutuar pesë persona. Vetëm dy prej tyre janë zbardhur.

Bëhet fjalë për vrasjen e pronarit të një furre buke në Kavajë, ku Esat Kotorri ndërroi jetë në spital, pasi u plagos me armë gjahu në biznesin e tij nga Seferino Troka pas një konflikti pronësie.

ravik-gurra

Vrasja tjetër e zbardhur është ajo e 62-vjeçarit Haxhi Baxhinovski, që ndodhi në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë. Tri ditë pas ngjarjes, autori Islam Myrkaj u vetëdorëzua në Polici, ku shpjegoi se e kishte vrarë për shkak të një borxhi që i kishte viktimës. Ndërkohë, tri ekzekutime të tjera janë ende pa autorë. Përveç vrasjes së avokatit në Elbasan, që është e fundit, e pazbardhur është ende vrasje e Jurgen Kurtit në Tiranë si dhe e Ferdinant Polisë në Shkodër.

IshKryeministri Sali Berisha, duke komentuar këto ngjarje të rënda, thotë se numri i të vrarëve është sa dyfishi i atyre që kanë ndodhur në të gjithë Europën gjatë kësaj jave. “Shqipëria sot mund të krahasohet vetëm me Afganistanin ose Libinë. Ajo mbylli javën me pothuaj dyfishin e të vrarëve të të gjithë Europës. Në dy raste vrasësit u dorëzuan vetë, ndërsa në tri rastet e tjera ata u larguan në drejtim të paditur se kishin punë, ishin delegatë në kongresin e suksesit të partisë të sojit të tyre”, shprehet ish-Kryeministri Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.