Zëvendës kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi, është ndarë nga jeta paraditen e sotme.
Prej ditësh 37 vjeçari ishte shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore pasi kishte pësuar goditje cerebrale në tru. Lajmin e trishtë e jep kryeinspektori Shkëlqim Hajdari.
“Dhimbje e madhe për familjen, te afermit, shoket, miqtë e tij të shumtë, sidomos per qytetaret e Elbasanit, te cileve i sherbeu me perkushtim të madh. Ervin Saraçi, ndërroj jetë! E dorezoj shpirtin në ditë të premte. Kush e ka njohur ketë djalë, te lutet që rrugetimi i tij te jetë parajsa e Zotit. Te Zotit jemi dhe tek Ai do kthehemi”, shkruan Hajdari.



