Peticioni/ Ti themi ‘PO’ demarkacionit me Malin e Zi, ti themi ‘JO’ anulimit të Gjykatës Speciale
Gazetari Berat Buzhala ka nisur një peticion me anë të të cilit kërkon që marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi të ratifikohet dhe iniciativat për rrëzimin e Speciales të mos kalohen.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes publikimit në rrjetin social ‘Facebook’, me ç’rast edhe ka dhënë arsyet për iniciativën, shkruan gazetametro.net.
‘Vendi po përballet me rrezikun e izolimit ndërkombëtar. Kjo është një kërkesë për Kuvendin e Kosovës që ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi si dhe ta ndalë idenë e shfuqizimit të Gjykatës Speciale’, ka thënë Buzhala.
Ndërkohë, ai ka bërë thirrje që kjo nismë për peticion të shpërndahet sa më shumë, e për të cilën ai ka thënë se pret përkrahjen e qytetarëve.
Ndryshe, Berat Buzhala ka qenë që nga fillimi pro ratifikimit të Demarkacionit dhe ka kundërshtuar ashpër idenë për shfuqizimin e Speciales, duke i konsideruar këto dy procese në frymë kundër Amerikës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



