Petrit Vasili: Koncensionet sipas FMN janë rrezik per ekonomine, borxhi publik do rritet deri në 7%
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha sot në një konferencë për shtyp se Fondi Monetar Ndërkombëtar “na konfirmoi në mënyrë të qartë dhe të prerë që koncensionet na paraqiten si një rrezik domethënës, dhe veç të tjerave mund të bëjnë që borxhi publik të rritet deri në 7%, gjë që rrëzon tërësisht edhe premtimin në programin e qeverisë për ta zbritur në nivelin 60%, pasi ky ndikim i rëndësishëm prej 7% nuk kalkulohet”.
Sipas tij, “gjithashtu Fondi flet qartë, që edhe praktika, “projekti madhor” prej 1 miliard eurosh, i cili do të bazohet pikërisht te koncensionet është as më shumë dhe as më pak, se sa një lajm i zi për shqiptarët dhe një lajm i bardhë për oligarkët dhe pushtetarët.
Ndaj për këto arsye, Fondi jo rastësisht nënvizon që ndërkohë që do të kishim të njëjtin impakt kaq negativ mbi ekonominë shqiptare të koncensioneve, pohon gjithashtu që ky menaxhim shumë i dobët i ekonomisë ka krijuar përsëri borxhe të reja.
Dhe qeveria që dikur krenohej se do të kishe borxhe zero, sot ka jo më pak se 120 milion euro ndaj bizneseve. Dhe kjo situatë është një situatë e cila rëndohet, pasi dhe vizioni i ekonomisë është krejtësisht I kufizuar, pa vizion dhe pa projekte të reja.
Pohohet gjithashtu që për shkak të këtyre arsyeve të mëdha që lidhen në mënyrë të veçantë me këto negativitete, rritja ekonomike do të ngadalësohet në vitin 2018”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



