E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Petro  Koçi i mërzitur me Zegjinenë: Nuk është imazhi i PS-së!
Flash

Petro Koçi i mërzitur me Zegjinenë: Nuk është imazhi i PS-së!

Por një shpërdorim personaliteti

Petro Koçi nuk do të jetë në karriget e Parlamentit në legjislaturën e re. E teksa është në largim, Koçi nuk i ka kursyer disa kritika dhe rezerva për kolegët e tij të rinj.

Koçi ka komentuar fushatën elektorale të Zegjine Çaushit, kandidatja e Fierit, që spikati me video-t e saj në rrjete sociale.

Për Koçin, Çaushi nuk është imazhi i PS, por një shpërdorim personaliteti.

“Ajo ka bërë një gjë që është e ekzagjeruar dhe është një shpërdorim personaliteti në një përmasë që mendoj se nuk duhet të përsëritet më. Nuk është ky imazhi i PS-së. PS-ja është një parti serioze”, u shpreh Koçi.

Edhe pse rrjetet sociale u kthyen në një platformë të mirë komunikimi mes kandidatëve dhe zgjedhësve, Koçi thekson se kjo nuk duhet të jetë linjë e PS.

“Nuk mendoj se kjo duhet të jetë linja e fushatës së PS-së. Sot vendos shumë rrjeti social, padyshim, por duhen bërë gjërat më ndryshe”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.