Petro Koçi tërhiqet nga gara e 11 majit
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi me anë të një statusi në rrjetet sociale ka njopftuar tërheqjen e tij nga gara e 11 majit.
Referuar statusit të tij, me sa duket Koçi ka pakënaqësi nga strukturat e partisë. Koçi thotë se caktimi i Blendi Gonxhes në Tiranë ka spostuar funskionin e tij politik në zonë.
“Caktimi i Blendi Gonxhes si përgjegjës politik në zonë ishte një zgjedhje e mençur dhe e qëlluar. Ky ndryshim në përgjegjësinë drejtuese solli një spostim jotransparent dhe mospërcaktim të qartë të funksionit tim në zonë. U ndërpre si me thikë përfshirja ime në aktivitetin organizativ të partisë duke mos u lajmëruar kurrë për kalendarin e përditshëm të mbledhjeve dhe takimeve”, shkruan Koçi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



