E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pezullohen nga detyra zinxhiri komandues i burgut të Durrësit
Lajme

Pezullohen nga detyra zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

Pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, është marrë vendimi për pezullimin nga detyra të gjithë zinxhirit komandues të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës.

Vendimi është marrë në kuadër të verifikimeve administrative dhe disiplinore që kanë nisur për të sqaruar përgjegjësitë lidhur me ngjarjen, e cila ka vënë në alarm autoritetet ligjzbatuese dhe ka ngritur pikëpyetje serioze mbi zbatimin e protokolleve të sigurisë gjatë shoqërimit të të paraburgosurve për trajtim mjekësor.

Burime zyrtare bëjnë me dije se strukturat përkatëse janë angazhuar paralelisht në hetimin e rrethanave të arratisjes dhe në operacionin për lokalizimin dhe kapjen e Ndocit, ndërsa priten edhe masa të tjera administrative në varësi të rezultateve të hetimit.

Deklarata e Drejtorisë së Burgut: 

Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.