E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pezullohet nga detyra Kryetari i Urdhrit të Stomatologut
Lajme

Pezullohet nga detyra Kryetari i Urdhrit të Stomatologut

Shkarkoi punonjësin nga detyra pa të drejtë

Kryetari i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda është pezulluar nga detyra, pasi akuzohet se shkarkoi punonjësin nga detyra pa të drejtë.

Nikoll Deda

Rapotohet se 68 vjeçari, banues në Tiranë, ka shpërdoruar detyrën si Kryetar i Urdhrit të Stomatologut duke mos zbatuar rregulloren e brendshme për zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues.

Gjithashtu me afat të përfunduar si mbajtës i këtij posti, ka shkarkuar pa të drejtë nga detyra një punonjës.

Ndaj Nikoll Dedës, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Election”.

Shpërdoroi detyrën duke shkarkuar pa të drejtë një punonjës, ekzekutohet masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune disamujore në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Election”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, për shtetasin N. D., 68 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën si Kryetar i Urdhrit të Stomatologut, nuk ka zbatuar rregulloren e brendshme për zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues, dhe me afat të përfunduar si mbajtës i këtij posti, ka shkarkuar pa të drejtë nga detyra një punonjës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.