Pezullohet nga detyra shefi i policisë që doli te përgjimet e Bild
Pak kohe pas arrestimit te vellait te tij nga policia, pezullohet nga detyra shefi i qarkullimit rrugor në Dibër, Robert Aga.
Policia e Shtetit organizoi një operacion kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe sot doli me një deklaratë zyrtare. Në informacionin e Policisë së Shtetit, thuhet se midis të arrestuarve është edhe P. A., 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim.
Pajtim Aga dhe është vëllai i shefit të policisë së Dibrës, Robert Aga. robert42 Emri i Robert Agës u përfol jo pak vitin e shkuar për shkak se doli në përgjimet për blerjen e votave në bashkinë e Peshkopisë në votimet e shatorit të 2016-s, të publikuara nga gazeta gjermane, “Bild”. Shefi i policisë, Robert Aga dëgjohet duke folur me ish-ministrin Damian Gjiknuri, deputetin Xhemal Qefalia, Ulsi Manjën dhe ish-ministrin Saimir Tahiri, ku këtij të fundit i thoshte midis të tjerash: “Jam ushtari jot” Ndërsa vëllai i tij, Pajtim Aga njihet si biznesmen në qarkun e Dibrës, ku prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor, ndërsa problemet e tij me policisë janë të hershme. Më 25 shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë, 10 ditë pas telefonatës që vëllai i tij, Robert Aga kishte shkëmbyer me ish-ministrin Tahiri. Dy vite më vonë, në 2018-n, Aga humbi në mënyrë misterioze të birin, Mateon. 21-vjeçari u zhduk pa lënë gjurmë nga fshati Maqellarë, pak kilometra nga qyteti i Peshkopisë. Familjarët thanë në atë kohë djali mund të jetë rrëmbyer dhe që prej atij momenti nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Kujtojme se vëllai i shefit te qarkullimit, u arrestua nga policia ne nje operacion te funalizuar se fundi, me akuzen për trafik droge
Ky i fundit i thotë se është në një takim me Kryeministrin dhe ministrat. Më pas, Qefalia i nxjerr në telefon ministrin e Brendshëm të asaj kohe Saimir Tahiri dhe deputetin Ulsi Manja.Përgjimi 3:Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: O shoku im si je?Xhemal Qefalia: Jam në një tavolinë kështu…Ku ke qejf me shku ti, në Bulqizë?Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: Po.Xhemal Qefalia: Ok hajt ciao.Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: Kush thotë?Xhemal Qefalia: Jam këtu me Kryeministrin dhe me ministra.Robert Aga: Jo jo, unë të garantoj t’ju japë çfarë t’ju dojë qejfi.Xhemal Qefalia: Që mos biem atë Keshin aty, si thua?Robert Aga: Mirë.Xhemal Qefalia: Hajt se jemi këtu bashkë. Për kokë tate po. A do foto ta dërgoj?Robert Aga: Do jesh me ndonjë dashnore…Xhemal Qefalia: Ja ta qis çik ministrin, foli se më çave bythën, foli. Saimir foli çik këtij shefit të komisariatit .Saimir Tahiri: Alo o Berto!Robert Aga: Mirëmbrëma.Saimir Tahiri: Si je? Nuk shkon kjo punë që më jep Xhemali telefonin që të të falenderoj unë. Nuk shkon kjo.Robert Aga: Jo të lutem.Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon.Robert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer.Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin, je i madh.Robert Aga: E kam detyrim.Saimir Tahiri: Je i madh. Edhe mos e rruj k**** për atë që thanë ata se s’na ha trapi ne për ata legenat…Robert Aga: Unë jam ushtari jot…Xhemal Qefalia: Të fala edhe nga Ulsiu. Foli dhe çik Ulsiut.Ulsi Manja: Ku je mo vlla.Robert Aga: Ç’bëni mo.Ulsi Manja: Hiç ja me Kryeministrin.Robert Aga: Mua më duhet me shku pak atje..Ulsi Manja: Ku more?Robert Aga: Në Bulqizë, po u ndërru.Ulsi Manja: Ne themi të shkosh për më nalt o burrë…Robert Aga: Mirë mo mirë, ju e dini tashi, po..Ulsi Manja: Tani a do më dëgjosh mu…Bisedo me Xhemalin se këtë e kam si shefin e Komisionit të Sigurisë. Ne e bëjmë llafin të vish për më nalt se na duhesh për ndonjë gjë më të madhe, se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im.Robert Aga: Mirë vlla mirë.
Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin në korrent se kët kemi autorizuar si kryetar komisioni.Robert Aga: Xhemalin e kam pas vartës atëherë..Ulsi Manja: Ore është kryetari i Komisionit të Sigurisë.Robert Aga: Ai thotë jashm ushtari i Bertit.Ulsi Manja: Në rregull, në rregull. Hajde vlla.Xhemal Qefalia: Hajde se më çave trapin.Robert Aga: Po si o ma nxjerr ministri ashtu në telefon, o koqe.Xhemal Qefalia: Po je shoku im ti, mos më çaj k*** mu. A do të qis Ramën, ti folësh Ramës?Robert Aga: Po leje o vlla tashi.Xhemal Qefalia: Mos na çaj bythën tashi, a je shoku im?Robert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem.Xhemal Qefalia: Hajde vlla, ciao.Robert Aga: Hajde gjithë të mirat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



