E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pikëpyerjet e mjekut Dasho:Diçka nuk shkon shifrat e raportuara nga ministria për numrin e personave në reanimacion…
Publik News

Pikëpyerjet e mjekut Dasho:Diçka nuk shkon shifrat e raportuara nga ministria për numrin e personave në reanimacion…

“367 të shtruar me COVID, 15 në reanimacion, 3 të intubuar, 8 vdekje (5 në moshën 65 vjeç e poshtë)! Diçka nuk shkon! Nuk mund të kesh 15 pacientë të shtruar në reanimacion dhe të raportosh 8 vdekje si dje apo 12 vdekje si pardje”,shkruan Dasho në rrjetet sociale.

Sipas tij, “përvoja e botës tregon se rreth 20% e pacientëve të prekur nga COVID që shtrohen në spital, kanë nevojë për kujdes intensiv. Në Shqipëri, ky numër pacientësh duhej të ishte rreth 75 dhe jo 15!”.

Duke iu referuar pamjeve që ka publikuar kryeministri Edi Rama nga spitali Infektiv, Dasho thotë se qytetarët “nuk kanë nevojë për filma me krevate bosh apo të mbushur me patetizma! Ata presin transparencë!”.

Dasho ngre pyetjen: “A garanton ministria një numër të mjaftueshëm shtretërish të kujdesit intensiv?!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.