Piloti vdes në mes të fluturimit, bashkëpiloti kryen uljen emerjente
Një incident tragjik ndodhi gjatë një fluturimi nga Seattle drejt Stambollit, ku piloti 59-vjeçar, Ilcehin Pehlivan, ndërroi jetë në mes të fluturimit, duke detyruar bashkëpilotin të kryejnë një ulje emerjente n aeroportin JFK, New York.
Kapiteni Pehlivan kishte shërbyer për Turkish Airlines që nga viti 2007 dhe gjatë kontrolleve të fundit shëndetësore nuk ishte konstatuar asnjë problem që mund të ndikonte në punën e tij.
Zëdhënësi i linjës ajrore shprehu ngushëllimet: “I shprehim mëshirën e Zotit kapitenit tonë dhe durim familjes së tij të pikëlluar, kolegëve dhe të dashurve të tij.”
Shkaku i vdekjes së kapitenit nuk është konfirmuar ende.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



