E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PING-PONG
Publik News

PING-PONG

Ping-pong, luajne me mire kinezet, por kete vitin e fundit, Lali Edi dhe Luli hollandezi fluturues, po e luajne me mire se kinezet.

E filluan me ÇADREN, e famshme ku do lindte Republika e Re, e cila degradoi me nje QE PALLA me Rilindjen.

Pastaj pati plot ndeshje te tjera ping-pongu, aq sa nuk dalin rreshtat e nje shkrimi, ndaj po ndalemi tek ndeshja e fundit.

Dje ne Asamblene e PS, Lali Edi , deklaroi se eshte i befasuar, sepse eshte rast unikal qe nga reforma ne drejtesi, eshte e trembur opozita dhe jo qeveria…

Fap sot ne anen tjeter te tavolines se pingpongut, Luli, ne nje takim me popullin deklaroi se Edi Rama ka frike nga vetingu, dmth nga reforma ne drejtesi.

Ne te vertete asnjeri prej tyre nuk eshte i trembur, sepse shoqatat e Sorosit, nuk e kane bere kete reforme per djemte e vet, Edin dhe Lulin.

Ndaj ne politike ndodh qe edhe nje ndeshje ping-pongu, ku duhet te kete vetem nje fitues, ne fakt fitojne te dy.

Prandaj thashe edhe ne fillim te shkrimit se Edi dhe Luli, kane nje vit qe po luajne ping-pong, me mire se edhe kinezet qe jane kampion bote.?/Sokol Terihati/Bluesbrothers

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.