E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pipero tregon kur e kemi kaluar pikun e pandemisë: Lehtësimi i masave i nevojshëm!
Publik News

Pipero tregon kur e kemi kaluar pikun e pandemisë: Lehtësimi i masave i nevojshëm!

Mjeku infeksionist Pëllumb Piepro, tha se vendi ynë e ka kaluar pikun e pandemisë së koronavirusit që në fillim të muajit prill, duke shtuar se situata është e qendrueshme dhe nën kontroll.

I ftuar në emisionin ‘Arena’ në Oranews, Pipero tha se lehtësimi i masave është një proces i nevojshëm dhe i arsyeshëm.

Pipero: Pandemia tek ne ka pasur dhe ka një ecuri të butë, totalisht të kontrollueshme dhe të menaxhueshme, e kësisoj na lejon të jemi optimist për të mundësuar hapjen graduale të vendit.

Hila: Janë mbi 700 të infektuar, a nuk është e frikshme që këta njerëz do të vazhdojnë të infektojnë të tjerë?

Pipero: Jo të gjithë janë pozitiv aktivë, ata që janë pozitiv janë shumë herë më pak të rrezikshëm, sesa një që është pozitiv dhe nuk e di, sepse ai mund tua transmetojë të tjerëve. Nga 700 e ca raste, më shumë se 400 e ca janë shëruar tanimë. Kjo lloj shifre nuk na tremb, kjo shifër na dëshmon që virusi është këtu, masat janë adekuade, strategjia është adekuade, e kemi kaluar prej 2-3 javësh pikun e epidemisë. Sipas studiuesve, piku është kur numri i rasteve pozitive shkon paralelisht me numri ne të shtruarve në spitale. Të gjithë treguesit rikonfirmojnë, se ecuria e epidemisë është nën kontroll, e menaxhuar, edhe referuar masave të qeverisë, dhe respektimit të rregullave të qytetarëve, dhe me këmbënguljen tonë.

Freskida Miloti: Të gjithë jemi pro lehtësimit të masave, por personat simptomatikë, vijojnë të infektojnë, a kemi rrezik të kemi të papritura, një përkeqësim të situatës?

Pipero: Dua ta ritheksoj, se lehtësimi i masave, në mënyrë graduale, është i arsyeshëm, dhe i nevojshëm, në disa aspekte, në aspektin psikologjik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.