E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pique trazon rrjetin, publikon foton e parë me të dashurën e re
Publik News

Pique trazon rrjetin, publikon foton e parë me të dashurën e re

Vitin e kaluar, Shakira dhe partneri i saj Gerard Pique njoftuan ndarjen e tyre. Këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçe, konfirmoi se nuk është më me të dashurin e saj futbollist, 35 vjeç, pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku. Çifti ishte së bashku që nga viti 2011 kur ata u takuan për herë të parë gjatë xhirimit të videoklipit të këngës Waka-Waka për Kupën e Botës. Mirëpo jeta personale Gerard Pique është përsëri në qendër të vëmendjes së mediave në mbarë botën. Së fundmi është zbuluar se spanjolli ka nisur një lidhje të re dashurie dhe Pique e ka vërtetuar këtë përmes një foto me të. Gerard Pique zyrtarizoi në Instagram lidhjen me të dashurën Clara Chia pasi hodhi një foto me të e cila numëron 2.5 milion pëlqime.

Vendimi për ta përcjellë romancën e tyre në mediat e tij sociale vjen pasi Shakira “sulmoi” Clara-n në këngën e saj të re diss, e cila që atëherë ka kryesuar në klasifikimet globale të Spotify. Shakira ka nisur ndërtimin e një muri për të ndarë shtëpinë e saj nga ajo e ish-vjehrrës së saj pas ndarjes nga Gerard. Shakira dyshohet se e kuptoi se Pique e kishte tradhtuar kur zbuloi se një kavanoz me reçel luleshtrydhe ishte ngrënë ndërsa ajo ishte larg, pasi dy fëmijët e saj nuk e konsumojnë reçelin, ndaj dyshoi tek një grua. Shakira madje iu referua reçelit të luleshtrydhes në këngën e saj Te Felicito në prill, ku shfaqej një klip i kokës së bashkëpunëtorit të saj Rauëw Alejandro brenda një frigoriferi të hapur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.