Pista e policisë për djegien e makinës së biznesmenit
Ç’ndodhi një vit më parë në të njëjtin vend?
Nuk ka qenë vetëm djegia e mbrëmshme e makinës Benz ML në vendin e njohur si xhamia, incidenti i vetëm i biznesmenit, Edi Alikaj, në të njëjtin vend. Po ky person para një viti u përfshi në konflikt për parkingun dhe u shfaq në media, me hundët e gjakosura.
Pikërisht mbi këtë incident policia ka ndërtuar edhe pistën e parë ku po heton për zjarrvënie të qëllimshme natën e djeshme.
Por çfarë ndodhi në parking, një vit më parë?
Më datë 15.12.2016, në lagjen “29 Nëntori” pas një konflikti midis palëve për shkak të parkimit të automjetit, situata ka agravuar deri në përdorimin e mjetit prerës “thikë”, ku kanë mbetur të plagosur tre shtetasit F.V, Ç.V dhe F.V, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, nga ky konflikt ka mbetur i dëmtuar fizikisht edhe një nga personat e arrestuar, shtetasi Eduard Alikaj, i cili u shtrua në spital.
Burimet policore në atë kohë thanë se shkak i sherrit dhe konfliktit fizik ishte bllokimi i makinës së Alikajt në parkingun me pagesë në qytetin e Vlorës. Ndaj mes 44 vjeçarit Alikaj dhe mikut të tij Hënes Dalipaj nisi sherri me punonjësit e kompanisë, “TIS Park shpk”.
Alikaj kishte parkuar mjetin e tip ML me targa AA 777 KP dhe kishte refuzuar të bënte pagesën prej 50 lekësh në orë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



