E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pista e vrapit “për t’ja futur vrapit” nga frika mos dëmtohesh rënde
Publik News

Pista e vrapit “për t’ja futur vrapit” nga frika mos dëmtohesh rënde

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar në lidhje me një investim të Bashkisë së Tiranës në pistën e vrapimit tek Liqeni Artificial.

Një investim ky i cili u shkatërrua në pak kohë. Unë nuk e di ku kane shkuar ato para, se sot 6 muaj më pas pista është totalisht në gjëndje të mjerueshme.

Ina K. Zhupa

Një pistë vrapi kemi sot në natyre dhe kjo është ajo e liqenit artificial. Edhe kampione si Luiza Gega aty gjenin mundesinë e vetme për tu stervitur. Erioni Betoni pak ditë para maratonës së Tiranës ku për propagandë bënte vrapuesin e madh, nxorri se kishte riparuar pistën e vrapit te liqeni.

Unë nuk e di ku kane shkuar ato para, se sot 6 muaj më pas pista është totalisht në gjëndje të mjerueshme. Me gurë, me gropa, totalisht jashte normave, një rrezik për gjunjte e atyre që vrapojne. Pista është edhe më keq sec ishte kur gjoja u riparua (kur u realizuan fotot po asgjë nuk ndryshoj vertet). Video tregon si e shfaq propaganda dhe si është gjëndja reale.

Sa do paguajmë prap që të na bëhet pista? A do bëhet ndonjëhere pista në kushte normale që zgjasin më shumë se një foto? Apo flasim kur te kemi reklamen e rradhës për maratonën e Tiranës?!!

https://www.facebook.com/inazhupaPD/videos/1938278959576834/

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.