E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pistat e hetimit  Biznesmeni në konflikt edhe me pjesëtarë të familjes Kolndreu, 3 vite më parë djali i Ardian Nikulajt… (DËSHMIA)
Lajme

Pistat e hetimit Biznesmeni në konflikt edhe me pjesëtarë të familjes Kolndreu, 3 vite më parë djali i Ardian Nikulajt… (DËSHMIA)

Krahas pistave të gjakmarrjes, për shkak të përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Palaj që ka shkaktuar shumë viktima dhe pistës për motive politike, zbardhet edhe një tjetër konflikt që kishte politikani vendor Ardian Nikulaj i cili u qëllua për vdekje brenda lokalit të tij “Koral” në zonën e Shëngjinit.

Hetuesit kanë marrë në pyetje pjesëtarët e familjes Kolndreu. Para 3 vjetësh mësohet se pjesëtarët e familjes Nikulaj kanë rrahur Marsel Kolndreun.

Babai i Marselit ka treguar se djali i tij ka pasur një konflikt me Nikulajt dhe se 3 vite më parë është rrahur barbarisht me shkopa bejzbolli.

“Fëmijët e mi kanë pasur konflikt me Nikulajt. Ma kanë rrahur djalin barbarisht para 3 vitesh me shkopa bejzolli. E ka rrahur djali i Ardian Nikulajt dhe nipat. Iu kam çuar njerëz dhe iu kam thënë që pse ma rrahët djalin në këtë formë. Ardiani na është përgjigjur ‘rrini mirë’. Lajmin e vrasjes e kam marrë vesh nga lajmet dhe jam i gatshëm të përballem bashkë me fëmijët e mi se nuk kam lidhje me ngjarjen. Jam i gatshëm ti përgjigjem familjes Nikulaj që nuk kam lidhje me këtë ngjarje”, ka thënë babai i Marsel Kolndreut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.