Pjesëmarrje e lartë në votime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar shifrat e pjesëmarrjes së qytetarëve në gjithë vendin në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas raportimit të fundit nga i gjithë vendi, pjesëmarrja në gjithë Shqipërinë ka shkuar në nivelin e 27 %.
Edhe pse shifrat janë në përditësim KQZ e ka nxjerrë këtë të dhënë nga raportimi i 47 qendrave të votimit nga 5199 qe janë në total.
Sipas të dhënave zyrtare pjesëmarrja më e madhe me 31% është raportuar në Qarkun e Tiranës dhe në Qarkun e Kukësit, 30.7 %. KQZ raporton se vetëm Qarku i Gjirokastrës nuk ka përditësuar të dhënat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



