E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PL denoncon Ballukun dhe Kumbaron: Po gjobisin bizneset me 30 ML lekë, të ndalen
Lajme

PL denoncon Ballukun dhe Kumbaron: Po gjobisin bizneset me 30 ML lekë, të ndalen

Sekretari i Përgjithshem i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe atë të Turizmit, Mirela Kumbao se po bëjnë raprezalje ndaj bizneseve turistike.

tedi blushi

“Në kulmin e sezonit turistik po gjobiten arbitrarisht nga Task-Forca e dyshes Balluku-Kumbaro”, tha ai në një deklaratë për mediat.

Tedi Blushi theksoi se “është kriminale vendosja e gjobave ndaj bizneseve nga 15 milion në 30 milion lekë, për të cilat vetëm në gjykatë mund të ankohesh.”

Ai u shpreh se gjobat ndaj bizneseve turistike që kanë kontrata të rregullta me shtetin janë zhvatje me licencë qeveritare dhe kërkoi që të ndalen urgjentisht.

“Task-Forca gjobëvënëse duhet të ndalë urgjentisht shantazhet, kërcënimet dhe zhvatjet ndaj bizneseve në fushën e hotelerisë në bregdet”, tha Blushi.

Deklarata e Tedi Blushit:

Partia e Lirisë dënon me forcë raprezaljen e Qeverisë, ndaj bizneseve në fushën e hotelerisë që zhvillojnë aktivitet në bregdet, buzë liqeneve apo lumenjve, që në kulmin e sezonit turistik po gjobiten arbitrarisht nga Task-Forca e dyshes Balluku-Kumbaro.

Detyrimi me forcë i bizneseve turistike që kanë kontratë të rregullt me Ujësjellës-Kanalizime për ujrat e ndotura, për të blerë impante për përpunimin e tyre, që kushtojnë nga 20 deri në 100 mijë euro, në të kundër u rrezikohet heqja e licencës, nuk është gjë tjetër veçse paligjshmëri.

Është kriminale vendosja e gjobave ndaj bizneseve nga 15 milion në 30 milion lekë, për të cilat vetëm në gjykatë mund të ankohesh.

Gjobat ndaj bizneseve turistike që kanë kontrata të rregullta me shtetin janë zhvatje me licencë qeveritare ndaj duhet të ndalen urgjentisht.

Partia e Lirisë solidarizohet me të gjithë sipërmarrësit e ndershëm në fushën e hotelerisë në bregdet dhe i bashkohet thirrjes së shoqatave të turizmit për t’i dhënë fund raprezaljes ndaj tyre.

I bëjmë thirrje dyshes së babëzitur Balluku-Kumbaro të ndryshojë udhëzimin që favorizon shitësit e impianteve të ujrave të zeza dhe që nuk synon aspak mbrojtjen e mjedisit.

Task-Forca gjobëvënëse duhet të ndalë urgjentisht shantazhet, kërcënimet dhe zhvatjet ndaj bizneseve në fushën e hotelerisë në bregdet.

Partia e Lirisë i fton të gjitha biznesetqë ushtrojnë aktivitetin e tyre në bregdet, buzë liqeneve apo lumenjve të reagojnë fuqimisht ndaj gjobëvënies arbitrare të Qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.