E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagoset me eksploziv 27- vjeçari, dërgohet me helikopter në Tiranë
Lajme

Plagoset me eksploziv 27- vjeçari, dërgohet me helikopter në Tiranë

Mesditën e sotme një 27 vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një shpërthimi me eksploziv.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Hani” Subash në Gjirokastër.

Vitjon Lluka po ruante gjedhët kur u shpërtheu lënda plasëse.

Ai është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Dyshohet se eksplozivi iu është vendosur në shenjë hakmarrje, pas nj vrasje të ndodhur në vitin 2016.

Njoftimi policisë

“Më datë 25.02.2019,  në vendin e quajtur “Hani” (kullotë)  Subash,  shtetasi V.LL, duke ruajtur gjedhët , dyshohet të jetë dëmtuar me lëndë plasëse, i cili  është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,”, raportoi policia.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.