Plagoset me thikë efektivi i policisë në Korçë
Ditën e sotme është plagosur me thikë një efektiv policie në Korçë.
Bëhet fjalë për policin Spartak Zotka, i cili është plagosur nga një qytetar pasi i ka vendosur gjobë.
Gjendja e efektivit të plagosur bëhet me dije se është e mirë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.
Menjëherë është vënë në pranga autori i ngjarjes.
Zotka ka qenë duke kryer kontrolle në momentin që i ka vendosur gjobë qytetarit, i cili nuk ka pranuar dhe më pas e ka plagosur me thikë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



