Plagosi me thikë gruan, arrestohet
Policia njofton se në pranga kanë rënë shtetasit: H.H., 27-vjeç dhe B.K., 63-vjeç të dy banues në Elbasan.
Bëhet e ditur se shtetasi 63-vjeçari ka plagosur me thikë bashkëjetuesen e tij, e cila pasi ka shkuar në spital dhe ka marrë mjekim është larguar sërish për në banesë.
Ndërsa 27-vjeçari ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nënën e tij.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit:
- H. H., 27 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij;
- B. K., 63 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëjetuesen, e cila pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



