E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosi me thkë 19 vjeçarin, pranga të riut nga Durrësi
Lajme

Plagosi me thkë 19 vjeçarin, pranga të riut nga Durrësi

Një 23-vjeçar është arrestuar pasi pas një sherri për motive të dobëta ka plagosur me thikë një 19-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Arjan Ajazi 23 vjeç, banues në Durrës.

Policia sqaron se shtetasi i mësipërm, në Arapaj, Durrës, për motive të dobta ka plagosur me mjet prerës, thikë shtetasin I.R. 19 vjeç, banues në Durrës. Për pasojë i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta parashikuar në nenet 88/1 dhe 279 të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.