Plagosi rëndë të birin, i moshuari: Isha i stresuar nga dhuna që më ushtronte
Agim Shkullaku, 83-vjeçari, i cili plagosi me armë zjarri të birin është shprehur i penduar para grupit hetimor.
I moshuari qëlloi dy herë me çifte duke e lënë të plagosur rëndë djalin e tij Përparim Shkullaku.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Stropckë të Pogradecit
“Në momentin që kam plagosur djalin, kam qenë i stresuar pas dhunës që ai ushtroi ndaj meje dhe në ato momente kam humbur kontrollin dhe kam qëlluar mbi djalin tim”, ka thënë ai.
83-vjeçari Agim Shkullaku, pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Pogradecit, është izoluar në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Korçës në pritje të daljes para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë.
Nga ana tjetër, burime pranë Spitalit të Traumës bëjnë me dije se gjendja e 47-vjeçarit Përparim Shkullaku paraqitet e rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



