E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosja e biznesmenit/ Arrestohet   një nga tre autorët e dyshuar
Publik News

Plagosja e biznesmenit/ Arrestohet një nga tre autorët e dyshuar

Hadëri ka pranuar krimin para policisë, por ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit

Precedentët penal

Redjan Hadëri, 33 vjeç, i cili rezulton person me precedentë penalë. Ai është një emër i njohur për Policinë në zonën e Tepelenës.

Foto Vis Caushaj në kerkim bashke me vellain

Më 19 janar të vitit 2017, Hadëri është arrestuar nga Policia pasi ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Njoftimi mbi arrestimin 

Hadëri

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës se djeshme, në lagjen Nr.1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., dhe M. J., nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë ndalimi i  shtetasit të shpallur në kërkim: R. H.,  33 vjeç, i dyshuar si bashkëpuntor i shtetasve  A. C., 35 vjeç dhe V. C., 33 vjeç (vëllezër) të shpallur në kërkim nga Policia.

Vijon puna intensivisht për kapjen e dy autorëve të tjerë të dyshuar të ngjarjes dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Sarandë, për veprime te mëtejshme hetimore.

Plagosja 

Spiro Iljadhi, 35 vjeç, i njohur edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt njihej me emrin “Ero”, ka mbetur i plagosur rëndë pas të shtënave  me armë zjarri, ndërsa plumbat kapën edhe një kalimtar të rastit, i identifikuar si Mario Jani, 33 vjeç, shqiptaro-amerikan.

Edhe ky i fundit ka  përfunduar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit midis biznesmenit dhe tre autorëve të dyshuar. “Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka  ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasit S. I.”,  sqaroi policia lokale.

Pas hetimeve paraprake në vendin  ku ndodhën të shtënat në afërsi të lokalit të 35-vjeçarit, policia arriti të identifikojë autorët e ngjarjes së rëndë, dy  prej të cilëve vëllezër. Ata janë shtetasit Andrea Caushi, 35 vjeç, vëllai i tij, Visi Caushi, 33 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur edhe 33-vjeçari Redjan Hadëri, të tre banues në Tepelenë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.