E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosja e dy vëllezërve në Shkodër, autori i qëlloi me kallash, ata iu përgjigjën me pistoletë
Publik News

Plagosja e dy vëllezërve në Shkodër, autori i qëlloi me kallash, ata iu përgjigjën me pistoletë

Detaje të reja janë zbuluar nga konflikti me armë zjarri në Shkodër, ku mbetën të plagosur dy vëllezërit Hoten dhe Marjan Doci.

Policia ka shpallur në kërkim Besim Perkolën, i cili është autori i ngjarjes.

Konflikti ka nisur në një nga lokalet në fshatin Bardhaj. Më pas Besim Përkola është larguar nga lokali ka marrë armën për t’u bërë pritë dy vëllezërve që po ktheheshin në shtëpi.

Burime bëjnë me dije se dy vëllezërit u janë përgjigjur të shtënave me një armë zjarri pistoletë.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka ndaluar edhe dy vëllezërit, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.