E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosja e dyfishtë në Tiranë, arrestohet ‘armiku’ i Shullazit dhe një tjetër
Lajme

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, arrestohet ‘armiku’ i Shullazit dhe një tjetër

Dy persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri ditën e premte në rrugën ‘Irfan Tomini’ në Tiranë.

Përmes një njoftimi për mediat,  policia bën me dije se janë arrestuar Florjan Musaj, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Gjon (Valmend) Pelivani, 28 vjeç, banues në Tiranë, ky i fundit njihet edhe si ‘armiku’ i Emiljano Shullazit; pasi në vitin 2015 ai i ka shpëtuar një atentati nga grupi i Shullazit.

Gjithashtu, theksohet se janë shpallur në kërkim dy persona të dyshuar si bashkëpuntor për ketë ngjarje, konkretisht F.P, 24 vjeç, banues në Tiranë dhe R.P, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Policia sqaron se dje rreth orës 12:30, në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë një konflikti të çastit ka mbetur i plagosur shtetasi Gjon Pelivani dhe R.H., 31 vjeç, të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me një kreher me dy fishekë. Materialet proceduriale, iu kaluan për hetim të metejshem Prokurorise së Rrethit Gjyqesor Tiranë , në ngarkim të shtetasve të mësipërm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.