E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosja kreut të PD-së në Mat, flasin familjarët: Nuk mbante armë, e plagosën në sy të fëmijëve
Lajme

Plagosja kreut të PD-së në Mat, flasin familjarët: Nuk mbante armë, e plagosën në sy të fëmijëve

Pas plagosjes së Xhovalin Ricës pak orë më parë, djali i Xhaxhait, Sandër Rica, ka treguar momentin kur e ka parë të plagosur në oborrin e shtëpisë të mbuluar në gjak.

Ai shprehet se Rica nuk mbante armë në shtëpi, ndërsa tregoi se nuk  ishte në dijeni për ndonjë konflikt që mund të kishte Gjovalini me persona të tjerë.

Djali i xhaxhait tregon edhe bisedën, të cilën e ka bërë në spital, por  Xhovalini nuk i ka treguar detaje të tjera rreth ngjarjes.

“E pashë  të plagosur ne oborrin e shtëpisë në fshat. Kishte dhe fëmijët aty. Nuk kishte armë pranë. Nuk ka konflikte me askënd, është 50 vjeç, e pashë të mbuluar me gjak. Fola me të ne spital por nuk me tha gjë. Nuk mbante armë në shtëpi”, deklaroi djali i xhaxhait.

Rica mësohet se është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, për një mjekim më të specializuar.

Burime policore kanë bërë të ditur se po hetohet në disa pista për këtë ngjarje të rëndë.

Dy pistat kryesore të ngjarjes janë ajo e plagosjes nga një person tjetër, pasi dëshmitarë kanë treguar se gjatë mesditës së sotme Gjovalin Rica ka pasur një debat me një person tjetër.

Ndërsa po verifikohen edhe deklarimet se mund të jetë një vetë plagosje.

Deri më tani policia ka lëshuar vetëm një  deklaratë paraprake për këtë ngjarje të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.