E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosja në Fier: I riu goditi me grusht në fytyrë efektivin, inspektori qëlloi për vetëmbrojtje
Lajme

Plagosja në Fier: I riu goditi me grusht në fytyrë efektivin, inspektori qëlloi për vetëmbrojtje

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në qendër të qytetit të Fierit, ku mbeti i plagosur një 26 vjeçar.

Sipas informacioneve mësohet se konflikti ka nisur për shkak se policët nuk kanë lejuar që 20-vjeçari të kalonte me mjetin e tij në një rrugë e cila ishte bllokuar për shkak të koncertit që mbahej në qendër të qytetit. Më pas 26-vjeçari ka dalë nga mjeti dhe ka goditur me grushte në fytyrë dhe gojë punonjësin e policisë.

Ndodhur në këto kushte efektivi me inicialet Sh.J është detyruar që të nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar në këmbë, 26-vjeçarin për vetëmbrojtje. Pas konfliktit si 26-vjaçari ashtu dhe efektivi janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Efektivi më pas, me marrjen e ndihmës së parë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Çështja është marrë në dorë nga AMP-ja, e cila në përfundim të hetimeve do të dalë me një njoftim për rastin.

“Fier/Informacion paraprak/ Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti. Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar.

Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B.,  ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë. Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit. Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.