Plagosja në Laç, pas dajës arrestohet edhe 27-vjeçari si autori i dyshuar
Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje” u arrestua gjatë operacionit policor “Sanxhaku”, të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kurbin.
Policia tha se në pranga ra shtetasi Kadri Kurtaj (Imeri), 27 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 14.08.2021,në qytet Laç, për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. P.(T) dhe më pas është larguar nga vendngjarja për në banesën e dajës së tij, shtetasit A. K.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia për kapjen e 27 vjeçarit, në banesën e shtetasit A. K., i cili u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes më datën 14 gusht 2021, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi Kadri Kurtaj (Imeri) kishte plagosur 25 vjeçarin shtetasin E.P.(T).
Gjithashtu, po në banesën e shtetasit A.K, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një armë tjetër e llojit pushkë, 8 kallëpe me lëndë plasëse tritol, fitil zjarrëpërcjellës, 70 kapsolla detonatore dhe 1.3 kg lëndë narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
NGJARJA
Arrestimi i 27-vjeçarit sot lidhet me një konflikt që ndodhi mes tre personave në tregun e Milotit në Kurbin, që përfundoi me plagosjen e të tre protagonisteve.
Ngjarja ndodhi rreth orës 7 e 15 minuta të së dieles dhe sipas policisë shtetasi vëllezërit Armando dhe David Prendi 27 dhe 19-vjeç banues në fshatin Pllanë të Lezhës, kanë goditur me mjete të forta shtetasin Paulin Gjini 58 vjeç, banues në fshatin Gajush të Lezhës.
Ky i fundit më pas i ka goditur me mjet të mprehtë thikë duke i shkaktuar dëmtime të dy vëllezërve.
Ndërkohë shtetasi Paulin Gjergji u shoqërua në spital për kontrollin e nevojshëm dhe me pas në Komisariatin e Policisë Kurbin.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor thanë se nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti mes tyre ka lindur për pronësinë e vendit ku tregtonin produkte të ndryshme çdo të diele në tregun e Milotit në Kurbin.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e dajës se autorit të dyshuar shtetasit Agron Koçi, shërbimet e Policisë kanë gjetur armen e zjarrit tip automatik me krehër me 28 fishekë, me të cilën dyshohet së është plagosur shtetasi E.P(T).
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjetur dhe një armë tjetër zjarri e llojit pushkë , 8 kallëpe me lëndë plasëse tritol, fitil zjarrëpërcjellës, 70 kapsolla detonatore dhe 1.3 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Agron Koçi, 52 vjeç, banues në Kurbin ,për veprat penale ” Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Përkrahja e autorit të krimit”.
Nga veprimet hetimore rezultoi së shtetasi Kadri Kurtaj( Imeri), pasi ka plagosur shtetasin E.P(T) , për motive të dobëta është larguar nga vendngjarja për në banesën e shtetasit Agron Koçi, (dajës së tij), i cili e ka ndihmuar për të fshehur armën e zjarrit automatik dhe me pas të largohej.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën intensive për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar shtetasit Kadri Kurtaj.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



