E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosja në Lezhë, sherri ndodhi për konfliktin e vjetër për pronën. I bëri pritë dhe…
Lajme

Plagosja në Lezhë, sherri ndodhi për konfliktin e vjetër për pronën. I bëri pritë dhe…

Në konflikt prej vitesh për pronën, atentat 34-vjeçarit. Debatet e vazhdueshme mes dy familjeve në Lezhë janë përshkallëzuar në përplasje me armë. Ngjarja ka ndodhur në Shënkoll, në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”. Rreth orës 13:30, pikërisht në vendin kryqëzimi i Shënkollit-Tale, Martin Doda u qëllua me armë zjarri. 34-vjeçari ishte duke ecur në këmbë kur dy persona i zunë pritë.

I riu u qëllua me pistoletë nga dy persona, të cilët janë shpallur në kërkim nga Policia. Në drejtim të Dodës u qëllua disa herë, por mundi t’u mbijetojë plagëve dhe u dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore. 34-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa konfirmohet se ka marrë plumba në gjymtyrët e poshtme.

Policia, pas nisjes së hetimeve dhe marrjes së dëshmive të para, arriti të identifikojë autorët e dyshuar të plagosjes. Ata janë shtetasit me iniciale P.Ll. DHE Z.B., që të dy banues në Tale, qe u arrestuan pak pas ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se gjithçka ka ardhur për shkak të konflikteve që autorët dhe i plagosuri kishin në lidhje me pronat.

Të dy palët janë banues në të njëjtin fshat dhe mes tyre kishte vazhdimisht debate lidhur me pronësinë e një sipërfaqeje toke. Madje, vetëm pak ditë më parë, Martin Doda dhe dy autorët e shpallur në kërkim kanë pasur një debat të fortë. Pikërisht për këtë arsye, 34-vjeçari Doda kishte bërë dhe denoncim në Polici.

martin doda

Por, duket se një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga pala tjetër, e cila i ka zënë pritë të riut nga Lezha. Mësohet se qëllimi i tyre ka qenë eliminimi fizik i 34- vjeçarit dhe për këtë arsye ndaj tyre do të ngrihet akuza “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim. Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gëzhojat e armës së gjetur në vendin e ngjarjes. Nga ana tjetër, Policia ka shoqëruar disa persona, të cilët po merren në pyetje lidhur me ngjarjen.

“Rreth orës 13:30, është marrë njoftim se në vendin e quajtur ‘Ura e Prekanit’ në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit-Tales, është plagosur me armë zjarri shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Tale, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore. Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve P.Ll. dhe Z.B., të dy banues në Tale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.