E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosja në Tiranë, 5 mijë euro shpërblim për kapjen e autorit
Lajme

Plagosja në Tiranë, 5 mijë euro shpërblim për kapjen e autorit

Policia e Tiranës ka vendosur 5 mijë euro shpërblim për informacionet që do të çojnë në kapjen e shtetasit Saimir Xhafa, i ditëlindjes 4.1. 1988, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet si autor i plagosjes me armë zjarri të një 51-vjeçari, ngjarje e ndodhur në afërsi të xhamisë “Xhura”.

“DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njoftoi Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.