E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosje me thikë në Vlorë, autori në pranga
Flash

Plagosje me thikë në Vlorë, autori në pranga

Një plagosje me armë të ftohtë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në lagjen “Pavarësia”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Fjodor Zeqo, banues në Vlorë, ka goditur me thikë shtetasin Ilir Suloti, po ashtu banues në të njëjtin qytet.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i dyshuar është ndaluar menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e komisariatit, ku po kryhen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në konflikt.

Njoftimi i policisë:

Në datë 24.01.2026, rreth orës 20:30, në lagjen Pavarësia, Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Fjodor Edmond Zeqo, i datëlindjes 27.02.1978, lindur dhe banues në Vlorë, ka plagosur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin Ilir Suloti, i datëlindjes 08.09.1981, lindur dhe banues në Vlorë.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Autori i kësaj ngjarjeje është kapur nga shërbimet e policisë dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.