E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosje në Korçë, 42-vjeçari paraqitet në spital me thikën në qafë
Lajme

Plagosje në Korçë, 42-vjeçari paraqitet në spital me thikën në qafë

Një njarje e rëndë është regjistruar pak më parë në qytetin e Korçës, ku një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre.

Sipas burimeve, personi i dyshuar si autor i ngjarjes është identifikuar me inicialet G.R., rreth 54 vjeç, ndërsa i plagosuri është shtetasi me inicialet R.J., rreth 42 vjeç.

Nga të dhënat paraprake të hetimit dyshohet se konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta dhe më pas ka agravuar, duke sjellë përdorimin e thikës dhe plagosjen e 42-vjeçarit.

I dëmtuari është transportuar në spital me thikën ende të ngulur në zonën e qafës. Aktualisht, bluzat e bardha po ndërhyjnë për heqjen e saj dhe po i japin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet gjithashtu se personi i plagosur dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar nga efektivët e policisë.

Forcat e rendit kanë shkuar në vendin ku ndodhi konflikti dhe po vijojnë veprimet hetimore për të dokumentuar plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe motivet që çuan në përplasjen mes dy personave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.