“Plani i pengmarrjes dështoi”- Belinda Balluku: Kontrollorët e kthyer, në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë
Me rikthimin në normalitet të punës në kullën e kontrollit të trafikut ajror në Rinas, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka reaguar në rrjetet sociale dhe thotë se “plani i pengmarrjes dështoi”.
Ndërsa i bën thirrje organeve të drejtësisë të zbardhë ngjarjen.
“Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë jane në krye të detyrës.
Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë.
Plani i pengmarrjes dështoi”, shkruan Balluku.
Disa prej kontrollorëve të trafikut ajror të AlbControl janë rikthyer në detyrë.

Siç raporton News24, aktualisht hapësira ajrore e Shqipërisë po monitorohet nga kontrollorë turq, grekë dhe shqiptarë.
Ndërkohë që mësohet se AlbControl është në bisedime dhe me partnerë të tjerë për të siguruar kontrollorë shtesë.
Trafiku ajror në Shqipëri u bllokuar për dy ditë, pas grevës së kontrollorëve, të cilët ndërprenë punën për shkak të uljes së pagave.
Ndërkohë, sot në aeroportin e Rinasit u rikthye normaliteti, pasi filluan edhe fluturimet për pasagjerët.
Nga 26 kontrollorë që u shoqëruan në polici, 3 prej tyre qëndrojnë në paraburgim. Bëhet fjalë për shtetasit; Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini, të cilët akuzohen për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



