Plas grushti në PS-në e Mirditës. Ndërhyn policia
Kandidimi i kryebashkiakut Ndrec Deda për një mandat të tretë, “moll sherri” në mbledhjen e PS-së në Mirditë
Mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste në Mirditë, në lidhje me zgjedhjet vendore të 14-majit është shoqëruar me debate të forta, e deri ne përplasje fizike.
Një pjesë e kryetarëve të kësaj force politike në Njësitë Administrative kanë kundërshtuar kandidaturën e Ndrec Dedës, për një mandat të tretë.
Ata e kanë konsideruar si një figurë të konsumuar dhe pa mbështetje elektorale, kjo sipas tyre e vërtetuar edhe përmes sondazheve.
Por këto pretendime janë kundërshtuar nga pjesa tjetër e socialisteve qe mbështesin kryetarin aktual të Bashkisë Ndrec Dedaj dhe njeri prej tyre ka goditur me grusht njërin prej përfaqësuesve socialistë që ishte kundër kandidaturës së Dedës.
Ne këto kushte takimi është ndërprerë dhe është dashur ndërhyrja e policisë. Ndërkohë Partia Socialiste në qendër ende nuk e ka konfirmuar emrin e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Mirditë, në zgjedhjet e 14-majit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



