E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plas sherri në Sarandë, goditet me thikë i riu, autori në kërkim
Lajme

Plas sherri në Sarandë, goditet me thikë i riu, autori në kërkim

Një konflikt mes të rinjve ka përfunduar me përdorimin e thikës në Sarandë, duke lënë të plagosur një 29-vjeçar.

Sipas informacionit paraprak, shtetasi Gerald Papara është goditur me mjet prerës gjatë një përplasjeje të ndodhur në zonën e njohur si “Eukalipti”. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka pësuar dëmtime, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende në hetim.

Policia bën me dije se është shpallur në kërkim autori i dyshuar, 19-vjeçari Aleksandër Muçodemi, banues në Sarandë, i cili akuzohet se ka kryer sulmin me thikë pas një konflikti për motive ende të paqarta.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët kanë referuar materialet në Prokurori dhe vijojnë punën për kapjen e të riut, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.