Platforma e-Albania/ Arben Ahmetaj: Kam bërë kurs për ta përdorur më thjeshtë
Zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka folur ditën e sotme në lidhje me platformën e-Albania dhe përdorimin e saj.
Ahmetaj u shpreh se një vit e gjysmë përpara ka bërë një kurs për ta përdorur atë më thjeshtë. Ai bëri thirrje që të hiqet dorë nga konservatorizmi kur në horizontin e ekonomisë shfaqet një mundësi e re.
“Ka një debat që ka të bëjë me platformën e përbashkët me e-Albania. Kjo më përfshinte edhe mua deri në 1 vit e gjysmë para dhe bëra një kurs për të përdorur e-albania, për ta përdorur atë më thjesht. Edhe ju që jeni avangard në teknologji nuk e dini se çfarë ofron ajo platformë që është shembull në teknologji në rajon.
Për këtë arsye do ju kërkoj të mos jeni siç jeni zakonisht pak konservator kur në horizont të ekonomisë shfaqet një mundësi e re. E di që jeni në bashkëpunim me AKSH-in dhe MF për përdorimin e platformës së AKSH dhe pagesave”, tha Ahmetaj.
Ahmetaj u shpreh se sistemi bankar duhet të jetë më pro teknologjisë, ndërsa theksoi se reforma e fiskalizimit do t’i japë frytet e saj në 4-5 vitet e ardhshme kur ekonomia e Shqipërisë të mos jetë më e varur nga cash-i.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



